Roet në Shkup: Izraeli nuk ka dëshirë ta pushtojë, ose qëllim që ta sundojë Rripin e Gazës

1 minut lexim

Ambasadori izraelit, David Roet në sesionin e tretë të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Shkup tha se siguron që Izraeli nuk ka për qëllim pushtimin dhe sundimin e Rripit të Gazës, përcjell TV21. Roet tha se qëllimi i Izraelit është çrrënjosja e Hamasit.

“Hamasi është armiku më i madh i popullit palestinez. Çdo kush që dëshiron të ndihmojë palestinezët, duhet të veprojë në çlirimin e Rripit të Gazës nga sundimi i Hamasit. Për të gjithë ata që shqetësohetm, ju siguroj se Izraeli nuk ka dëshirë të pushtojë Rripin e Gazës, ose qëllimin për ta sunduar. Izraeli operon në çrrënjosjen e Hamasit dhe për të siguruar paqen dhe sigurinë e qytetarëve. Të nesërmen, që mund të vijë së shpejti, dy gjëra janë të qarta, Izraeli nuk do ta kontrollojë Gazën, Hamasi gjithashtu nuk do ta kontrollojë Gazën”, tha Roet./tv21.tv

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

United dhe Arsenal në ‘luftë’ për yllin e Galatasaray-t

Story i radhës

Mesazhe nga Këshilli i Ministrave të OSBE-së

Të fundit nga