rodrygo i jep fund spekulimeve 68adf13ef2ee9

Rodrygo i jep fund spekulimeve

August 26, 2025
1 minut lexim

Ylli brazilian Rodrygo Goes nuk do të largohet nga Real Madrid këtë verë.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, sulmuesi anësor do të vazhdojë të mbetet pjesë e kampionëve të Europës, pavarësisht interesimit nga klubet e mëdha të Premier League.

Në javët e fundit, Arsenali dhe Manchester City ishin përmendur si destinacione të mundshme për 23-vjeçarin, ndërsa Tottenhami shpresonte që një kalim i mundshëm i Rodrygos te City të hapte derën për transferimin e talentit Savinho në “White Hart Lane”.

Por me konfirmimin se Rodrygo do të vazhdojë të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”, planet e merkatos për disa klube angleze marrin tjetër drejtim.

Rodrygo, i ardhur në Madrid në vitin 2019 nga Santos, ka qenë një lojtar vendimtar në ndeshje të mëdha për Los Blancos dhe shihet si pjesë kyçe e projektit të Carlo Ancelottit për sezonin e ri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri ne akerni vijon nderhyrja nga ajri per shuarjen e flakeve 68adf0f1a19fe
Lajmi i mëparshëm

Zjarri në Akërni, vijon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

ndahen certifikata per policet pjesetare te departamentit te njesive speciale per operacione 68adf142b1749
Lajmi i radhës

Ndahen certifikata për policët pjesëtarë të Departamentit të Njësive Speciale për Operacione

Të fundit nga

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990
ShkoLartë