kurti uron peter magyar per fitoren zgjedhore ne hungari 69dc7f77230c6

Kurti uron Péter Magyar për fitoren zgjedhore në Hungari

April 13, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar udhëheqësin e partisë Tisza, Péter Magyar për fitoren e tij zgjedhore në Hungari.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka thënë se Kosova e mirëpret mbështetjen e qytetarëve hungarezë për vlerat e Bashkimit Evropian dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim.

“Urime Péter Magyar për fitoren e tij zgjedhore në Hungari. Kosova e mirëpret mbështetjen e popullit hungarez për vlerat e Bashkimit Evropian dhe mezi presim të punojmë së bashku”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë, se në zgjedhjet e 12 prillit, kryeministri aktual i Hungarisë, Viktor Orbán, ka humbur zgjedhjet parlamentare, duke i hapur rrugë fitores së udhëheqësit të partisë Tisza, Péter Magyar, i cili pritet të formojë qeverinë e re në Budapest.

Orbán, i cili ka udhëhequr vendin për 16 vite dhe garoi për mandatin e gjashtë radhazi, e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe e ka uruar kundërshtarin e tij, duke e cilësuar rezultatin “të qartë”, por “të dhimbshëm” për partinë e tij.

Image

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ylber cilafi kryetar i pdsh se saraj 69dc18ecd4673
Lajmi i mëparshëm

Ylber Çilafi, kryetar i PDSh-së Saraj

inflacioni vetem te ushqimet eshte pothuajse 7 do te rriten cmimet e karburanteve grurit 69dca58d0aa61
Lajmi i radhës

Inflacioni vetëm te “ushqimet” është pothuajse 7%, do të rriten çmimet e karburanteve, grurit

Të fundit nga

ShkoLartë