rodrygo e humb statusin e te paprekshmit real madridi do ti shqyrtoje ofertat per te 692eb3bc0b2e3

Rodrygo e humb statusin e të paprekshmit, Real Madridi do t’i shqyrtojë ofertat për të

December 2, 2025
1 minut lexim

Rodrygo Goes po kalon një periudhë shumë të vështirë këtë vit te Real Madridi dhe nuk ka asnjë shenjë se situata po përmirësohet për të.

Pas barazimit 1-1 kundër Gironës në fundjavë, Rodrygo tani ka plot 30 ndeshje zyrtare pa shënuar gol – një nga ecuritë më të këqija në histori për një lojtar të Real Madridit, e barabartë me atë të Mariano Diaz.

Duke qenë se Rodrygo nuk ka arritur të rikthehet në planet e Xabi Alonsos dhe forma e tij pothuajse nuk ka shfaqur përmirësim, Real Madridi do të marrë në konsideratë ofertat për sulmuesin që po zhgënjen, raporton Mario Cortegana nga The Athletic.

Në fakt, 24-vjeçari brazilian e humbi statusin e “pashitshëm” që kishte pasur në të kaluarën që në verë.

Megjithatë, dëshira e tij për të qëndruar në “Santiago Bernabéu” bëri që çdo largim të përjashtohej, pavarësisht interesimit të madh nga Premier League.

Duke hyrë në vitin 2026, qoftë në janar apo në verë, Real Madridi do të jetë i hapur ndaj ofertave për Rodrygon, i cili vetë mund të konsiderojë largimin në verë që në dimër, sidomos duke pasur parasysh se vendi i tij në Kombëtaren e Brazilit për Kupën e Botës është në rrezik.

Deri tani këtë sezon, Rodrygo ka luajtur në 15 ndeshje në të gjitha garat, por nuk ka shënuar asnjë gol, ndërsa ka regjistruar tre asistime.

Nga këto 15 paraqitje, vetëm katër kanë qenë si titullar, ndërsa ka grumbulluar gjithsej vetëm 434 minuta, duke treguar qartë se ku e sheh Xabi Alonso në planet e tij.

Prandaj, nëse vjen një ofertë e pranueshme, Real Madridi nuk do t’i dalë përpara largimit të Rodrygos në vitin 2026.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fletet e votimit dhe materiali zgjedhor te 11 majit kqz hap 210 kuti votimi per verifikim te plote te numerimit te votave 692eb355f071f
Lajmi i mëparshëm

Fletët e votimit dhe materiali zgjedhor të 11 majit, KQZ hap 210 kuti votimi për verifikim të plotë të numërimit të votave

pacolli publikon foto krahas rugoves njeriu qe me qetesi te hekurt ndertoi themelet e shtetesise sone 692eb3c57b991
Lajmi i radhës

Pacolli publikon foto krahas Rugovës: Njeriu që me qetësi të hekurt ndërtoi themelet e shtetësisë sonë

Të fundit nga

Genci ka një pyetje të thjeshtë: Pse na dy?

Muzika është pasion i tij. E së fundmi, artisti Genci ka lansuar edhe një këngë të re, duke përmbushur këtë pasion. Ai në kanalin Youtube ka hedhur projektin muzikor, të titulluar ‘Pse
ShkoLartë