Roblox po vjen në konsolat PlayStation

1 minut lexim

Platforma online e lojërave dhe mjeteve të krijimit Roblox më në fund do të jetë e disponueshme në PlayStation në Tetor u bë e ditur në Konferencën e Zhvilluesve të Roblox 2023.

Titulli po vjen në PS5, por gjithashtu edhe PS4 për ata që nuk kaluar ende në gjeneratën e ardhshme të konsolës.

Roblox është i disponueshëm prej kohësh në çdo platformë tjetër përfshirë PC, Mac, iOS, Android dhe Xbox por ende jo në Switch.

CEO David Baszucki përmendi Switch krahas PlaySation si platforma të ardhshme potenciale. Gjithashtu kompania tha se versioni VR i Roblox do të mbërrijë zyrtarisht në Meta Quest në fund të muajit.

Së fundi Roblox prezantoi një robot të ri bashkëbisedues quajtur Roblox Assistant që përdor AI gjeneruese për të ndihmuar në planifikimin e ndërtimeve, shkruar kod, krijuar asete virtuale etj.

/PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me presidentin azerbajxhanas për ngjarjet e fundit në Karabak

Story i radhës

Erdoğan takohet me kryeministrin e Indisë në kuadër të Samitit G20

Të fundit nga