Robertson pas humbjes turpëruese: E merituam këtë rezultat

1 minut lexim

Skuadra e Liverpooli është mposhtur nga Napoli në udhëtim me rezultatin e thellë 4-1.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Liverpoolit, Andrew Robertson ka theksuar se skuadra e tij e ka merituar një humbje të tillë – duke marrë parasysh se çfarë ndeshje kanë zhvilluar sonte në Itali.

“Ne ishim shumë të hapur. Nuk mund të vish në një vend si ky dhe të mos jesh kompakt. Ata ishin me kilometra ekipi më i mirë”, tha Robertson për BT Sports.

“Shumë herë ata kishin hapësira për të na sulmuar dhe për të na shkaktuar probleme.Andrew Robertson Ju dilni në Champions League dhe nuk mund të jeni të hapur kështu. Ne e meritojmë këtë rezultat. Ndihej sikur kishin ata një njeri më shumë”, vazhdoi ai.

“Duhet të zgjohemi shpejt sepse nuk mund të performojmë kështu”, përfundoi ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Leonardo DiCaprio mund ta thyejë mitin e moshës, i interesuar për 27-vjeçaren Gigi Hadid

Story i radhës

22 vjet nga hyrja e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë

Të fundit nga