Robert De Niro shfaq përkrahje për vajzën e tij transgjinore

May 2, 2025
1 minut lexim

Aktori i njohur i Hollywood-it, Robert De Niro, ka thënë se po shfaq “dashuri dhe mbështetje” për vajzën e tij Airyn, pasi ajo u deklarua si transgjinore.

Sipas BBC News, në një intervistë të fundit me publikimin LGBTQ+ Them, Airyn De Niro foli për “hapat në këtë identitet të ri”.

Babai i saj i njohur, De Niro, i tha Variety në një deklaratë: “E doja dhe e mbështesja Aaron si djalin tim, dhe tani e dua dhe e mbështes Airyn si vajzën time”.

“Nuk e kuptoj pse është çështje kaq e madhe”, shtoi ai. “I dua të gjitha fëmijët e mi”.

Airyn, vajza e De Niros dhe aktores/modeles amerikane Toukie Smith, përmendi se Laverne Cox ka qenë frymëzim për të dhe shpreson të zgjerojë dukshmërinë e personave trans dhe të nderojë paraardhësit e komunitetit me ngjyrë.

“Kur shoh gra trans të suksesshme dhe të hapura në rrjete sociale, mendoj: ‘Ndoshta nuk është vonë as për mua”.

Ajo shtoi se, si një nga shtatë fëmijët e De Niros, është mirënjohëse që prindërit vendosën ta mbanin larg vëmendjes publike për t’i ofruar një fëmijëri sa më normale.

Gratë transgjinore në Mbretërinë e Bashkuar janë vënë në qendër të vëmendjes pasi Gjykata Supreme vendosi njëzëri se, sipas ligjit për barazi, një grua përcaktohet sipas seksit biologjik.

E vetmja gjykatëse transgjinore në historinë e Britanisë po planifikon ta çojë çështjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke thënë se vendimi shkel të drejtat e saj.

Gjykatësi Lord Hodge theksoi se ky vendim nuk është fitore e njërës palë dhe se ligji ende mbron personat trans nga diskriminimi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Konklavë, montohet oxhaku i cili përmes ngjyrës së timit do të njoftojë për përcaktimin e Papës

Story i radhës

Mexhiti: 2 Maji është kujtesë, por edhe amanet

Të fundit nga

Fabregas përpara të gjithëve

Stoli i Interit ka mbetur pa Simone Inzaghin, trajneri ka njoftuar lamtumirën e tij klubit zikaltër për të pranuar ofertën faraonike nga Al Hilal. Një ndarje e dhimbshme, e cila erdhi pas
sqmken
ShkoLartë