roaming si ne shtepi nga viti i ardhshem 6a257c6f7cb03

“Roaming si në shtëpi” nga viti i ardhshëm

June 7, 2026
1 minut lexim
EU Roaming Banner59ad68329836a 720x600

Në fillim të vitit të ardhshëm pritet të nisë sistemi “Roaming si në shtëpi”. Këtë e paralajmëroi në një takim informues me gazetarët ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, i cili tha se të gjitha përgatitjet nga ana jonë kanë përfunduar dhe pritet nënshkrimi i marrëveshjes me Komisioni Evropian për këtë iniciativë. Më tej sqaroi se shpenzimet për komunikimet roaming në vendet e Bashkimit Evropian do të jenë të njëjta me ato që qytetarët paguajnë në vend, ndërsa e njëjta do të vlejë edhe për të huajt që do të përdorin shërbimet roaming kur të vijnë tek ne.

“Sa u përket afateve, ato nuk varen nga ne. Pozitive është se negociojmë secili shtet veçmas, që do të thotë se sa më shpejt t’i përmbushim kushtet dhe sa më shpejt të ecë procesi, aq më shpejt do ta përfundojmë. Pres që gjatë këtij viti të përfundojnë negociatat dhe të përcaktojmë tekstin e marrëveshjes, ajo të kalojë në mbledhje të Qeverisë, të ratifikohet në Kuvend dhe të jemi të gatshëm që të parët ta fillojmë këtë proces nga Ballkani Perëndimor. Shpresa ime e sinqertë është që kjo të jetë në janar të vitit 2027”, theksoi Stefan Andonovski – ministër i Transformimit Digjital.

Ministri Andonovski prezantoi edhe sistemin “Licenca SMART”, i cili paraqet një sistem plotësisht elektronik për lëshimin, verifikimin dhe ndjekjen publike të licencave përmes një regjistri elektronik dhe kodi kju-ar (QR).

“Në vend të një dokumenti që bartet, fotokopjohet, dërgohet dhe vështirë verifikohet, po vendosim një model ku ekziston një regjistrim zyrtar elektronik, i lidhur me kod QR dhe me një regjistër elektronik që tregon gjendjen e saktë aktuale. Me një skanim do të mund të kontrollohet statusi zyrtar i licencës, nëse është e vlefshme, e skaduar, e pezulluar, e shfuqizuar apo në procedurë”, u shpreh Stefan Andonovski – ministër i Transformimit Digjital.

Andonovski shtoi se ky model, i cili do ta lehtësojë verifikimin e kompanive, është në fazë testimi, e duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji, pas çka sistemi do të vihet zyrtarisht në funksion.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nikolloski jane realizuar mbi 65 per qind e punimeve per rikonstruksionin dhe zgjerimin e aeroportit te ohrit 6a257b213db6e
Lajmi i mëparshëm

Nikolloski: Janë realizuar mbi 65 për qind e punimeve për rikonstruksionin dhe zgjerimin e Aeroportit të Ohrit

InShot 20260607 165422856
Lajmi i radhës

Nxënësi Dijar Sejfullahu ngre lart emrin e SHF “Imri Elezi” nga Çairi në nivel shtetëror

Të fundit nga

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën

Moska mban kontakte konfidenciale me Kievin. Komentet i bëri këshilltari presidencial i Rusisë, Yuri Ushakov, duke komentuar deklaratën e Presidentit Vladimir Putinit të premten në lidhje me vizitën e një biznesmeni rus

Izraeli sulmon kryeqytetin e Libanit

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka kryer sulme ajrore ndaj kryeqytetit të Libanit, Bejrutit. Sulmet kishin në shënjestër një qendër komande “terroriste” në periferinë jugore të Dahiyeh, një bastion i Hezbollahut, sipas
ShkoLartë