Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në paraqitjen para mediave ka treguar sanksionet të cilat i ka ndërmarrë Maqedonia e Veriut ndaj Rusisë pas sulmit ushtarak në Ukrainë, transmeton TV21.
Thotë se shqyrtohet mundësia që nëse ukrainasit tentojnë të hyjnë në vendin tonë, atëherë do të ofrojnë lehtësime për të njëjtit sa i takon masave anti-Kovid- vaksinimit.
“Nëse paraqiten shtetas tanë në kufi, por edhe ukrainas, të kenë lehtësim të masave anti-Kovid sa i takon vaksinimit”, tha Osmani.
Gjithashtu krijohen ekipe të punës, që në rast se kemi valë të refugjatëve, ajo të kalojë pa pengesa.