Të rinjtë i ndjekin rrjetet sociale në mënyrë jokritike. Dëshmi është se adoleshentët shpesh e pranojnë sfidën, e cila plasohet në platformën Tik-Tok, ku shtrihen në rrugë dhe presin derisa të afrohet automjeti i parë më pas të ikin. Kjo është e rrezikshme dhe e pasigurt edhe për ta edhe për pjesëmarrësit e tjerë në trafik, komentojnë autoritetet. Sipas MPB-së, pavarësisht kontrolleve të shpeshtuara nëpër rrugë, prindërit duhet të kenë kujdes se çfarë shkarkojnë fëmijët e tyre nga rrjetet sociale dhe të flasin me ta. Mendim të njëjtë kanë edhe psikiatrat, raporton “Telma”.
Pjesëmarrësit në trafik reagojnë ndaj sfidës, që është e rrezikshme për jetë, mes adoleshentëve që të shtrihen në rrugë dhe bulevarde duke pritur që ndonjë automjet t’iu afrohet, e që ata të ikin më pas; sfidë e cila po përhapet nëpërmjet platformës Tik-Tok. Për fenomenet e tilla negative në rrjetet sociale reagojnë prindërit, por edhe drejtuesit e mjeteve. Një banor i Shkupit, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka ndarë për “TV Telma” përvojën e tij tronditëse.
Para disa ditësh kah ora 22:30 Isha duke vozitur në bulevardin “Jane Sandanski” te Tobako 2, papritmas nga hapësira në mes të bulevardit një fëmijë kërceu para automjetit tim dhe u shtri para makinës. Edhe tani tërqethem kur e tregoj historinë… Për fat po vozisja ngadalë dhe frenova menjëherë, dola dhe fillova t’i bërtas “çfarë po bën”? Iku me vrap në anën tjetër, ndërsa atje pashë vajza 15-vjeçare që e filmonin me celular. Ishte vërtet e tmerrshme, thotë ky banor i Shkupit.
Edhe nëse ndodh diçka, nuk kam kujt t’ia raportoj ngjarjen e tillë dhe po ta shkelja vërtet fëmijën, nuk do kisha asnjë provë që ai është hedhur vetë para makinës, shton bashkëbiseduesi ynë.
Nga MPB-ja nuk ka përgjigje nëse tek ata kanë arritur raportime nga qytetarët për incidente të tilla. Por thonë se dukuri të tilla negative dhe të ngjashme po përhapen në rrjetet sociale, jo vetëm këtu, por edhe në vende të tjera.
MPB: Ne si MPB realizojmë vazhdimisht kontrolle të forcuara, si dhe aktivitete parandaluese. U bëjmë thirrje edhe prindërve që të kenë kujdes se çfarë përmbajtjesh ndajnë fëmijët e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale. Sepse është detyrë e prindërve të kujdesen për fëmijët e tyre dhe t’i mbrojnë ata nga kjo dhe përmbajtje të ngjashme, të cilat mund të shkaktojnë pasoja të padëshiruara.
Edhe psikiatrat me qëndrim identik, për nevojën që prindërit të flasin me fëmijët e tyre për sfida të tilla. Sipas Vaska Mitovska, ka ndikim të madh të rrjeteve sociale mbi vetëdijen e fëmijëve dhe të rinjve. Prandaj nevojitet edukimi si për prindërit ashtu edhe për fëmijët, si dhe skrining në shkolla për shëndetin mendor të nxënësve.
Edhe pse kërkuar, për momentin nga MASH, nuk ka përgjigje për tejkalimin e problemit.