RMV, në Shkup janë shqiptuar 197 gjoba në komunikacion

November 5, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e komunikacionit, me ç’rast në qytetin e Shkupit janë shqiptuar 197 masa, nga të cilat 15 sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, katër sanksione për kundërvajtje të kryera nhga këmbësorët, 26 masa për rreshtim jo të drejtë zë automjeteve, njofton Portalb.

Gjithashtu, janë shqiptuar edhe gjashtë masa për kalim në sinjal të mbyllur (semafor në dritë të kuqe), 10 sanksione për automjeteve me probleme teknike në transportin publik, nëntë masa për përdorim të celularit…

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat që të rritet siguria në komunikacion dhe për rrugë më të sigurta.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Irani e pranon se ka furnizuar Rusinë me dronë

Story i radhës

Lea Ypi, kërkoni dorëheqje jo vetëm nga Londra, por edhe nga Tirana!

Të fundit nga

Mesfushori Pjaniç kritikon Juventusin

Miralem Pjaniç, në një prononcim të shkurtër, analizoi sezonin që është duke zhvilluar “Zonja”, por jo vetëm. “Bardhezinjtë mund të kishin bërë pak më shumë, por ata kanë një trajner të ri
ShkoLartë