RMV/ Në rritje infektimet ditore me Kovid-19

min lexim

Gjatë javës së kaluar, në Maqedoninë e Veriut, shifrat e infektimeve ditore me COVID-19 gradualisht nisën ta kalojnë shifrën mbi 100 raste. Janë mbi 600 raste që janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë gjatë javës që lam pas, kurse në javën paraprake ishin regjistruar 342 raste. Vetën gjatë fundjavës janë shënuar 180 raste të reja.

Autoritetet e shëndetësisë thonë se për momentin situata është e qetë dhe s`ka nevojë për panik, po ndiqen me vëmendje variantet B.4 dhe B.5 të Omicronit. Mjekët vlerësojnë se derisa nuk rritet numri I hospitalizimeve me raste serioze e kritike, nuk ka vend për shqetësime. Për momentin në vend trajtohen rreth 20 pacientë me COVID-19.

Pas rënies së shifrave gjatë periudhës së fundit, Ministria e Shëndetësisë ka ulur edhe tempon e informimit. Për cdo ditë publikohen raportet ditore, kurse gjatë fundjavës raporti treditor.

Nuk ka shumë informacione edhe për procesin e vaksinimit, por evidente është rënia e ndjeshme e interesimit për t`u imunizuar, vecanërisht pas lehtësimit gati të të gjitha masave anti-covid.

Mbeten të dhënat se me një dozë është e vaksinuar 47.6% e popullsisë, me dy doza – 46.6% kurse dozën e tretë e kanë marrë afro 160 mijë qytetarë.

Për momentin në Maqedoninë e Veriut regjistrohen 570 raste aktive me COVID-19.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zjarret, nuk mund të blejmë avionë/ Peleshi: Vitin e ardhshëm do vijnë dy helikopterë BlackHock

Story i radhës

ЛАЗАРОВ: УШТЕ НЕМАМ ПОЧУВСТВУВАНО ДЕКА ЗАВРШИВ СО КАРИЕРАТА

Të fundit nga