RMV, mbahet Samiti i parë kombëtar i shkollave të mesme Send an

October 1, 2022
1 minut lexim
Sot do të mbahet Samiti i parë kombëtar i shkollës së mesme, organizuar nga trupi përfaqësues i shkollave të mesme Organizata për dialog dhe afirmim të gjimnazistëve (ODAGj). Synimi i samitit 2022 është fjala e lirë e nxënësve të shkollave të mesme për problemet e tyre kolektive në nivel kombëtar dhe miratimi i zgjidhjeve të propozuara për ta, transmeton Portalb.mk.

“Vendimet që do të marrin gjimnazistët në këtë Samit do të jenë pjesë përbërëse e Deklaratës që do të zbatohet për të gjitha institucionet përkatëse dhe do të jetë një hap i madh përpara në përmirësimin e sistemit arsimor. Në këtë mënyrë të gjithë nxënësit në vend do të kenë mundësi të barabarta për të marrë pjesë në përmirësimin e sistemit arsimor, jo vetëm në nivel vendor, por edhe në nivel kombëtar. Kjo është një mundësi e shkëlqyer që nxënësit e shkollave të mesme të jenë politikëbërës në botën e shkollave të mesme”, thuhet në deklaratën e ODAGj.

Samiti Kombëtar i shkollave të mesme bart moton “Jini në hap me gjeneratën”. ODAGj është një organizatë e shkollave të mesme e përkushtuar ndaj misionit të saj për të krijuar një komunitet të nxënësve të përkushtuar, qytetarëve të përgjegjshëm dhe liderëve të ardhshëm. Motoja e ODAGj është “Nga nxënësit, për nxënësit“, sepse organizata shpreh punën e saj në promovimin e aftësisë kolektive të nxënësve për të inkurajuar përmirësimin e sistemit arsimor.

Send an

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia bllokoi me veto në Këshillin e Sigurimit rezolutën kundër vetvetes

Story i radhës

Gjobiten 128 shoferë në Shkup

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë