RMV, laboratori Qendror për mjedis jetësor edhe sivjet nuk do ta mat ndotjen e ajrit

February 19, 2022
min lexim

Se si është kualiteti i ajrit që e thithim, nëse ekziston ndotje nga ndonjë kapacitet industrial ose cilët janë ndotësit e pranishëm në ajër për momentin edhe sivjet do të kontrollohen vetëm në laboratorët private. Laboratori qendror, i cili është pjesë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor, madje vitin e ardhshëm do të akreditohet për matjen e ndotjes së ajrit, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Vitin e kaluar, Ministria u furnizua me instrument për matjen e grimcave të gazrave nga burimet stacionare për nevojat e laboratorit. Bëhet fjalë për analizues të lëvizshëm për matjen e përqendrimit të gazrave, i cili mat praninë e oksideve të azotit, dyoksidit të squfurit, monoksidit të karbonit dhe dyoksidit të karbonit dhe oksigjenit në gazrat e mbeturinave nga burimet stacionare. Megjithatë, nga Ministria informojnë se, që të mundet ky institucion të vazhdojë me procedurën për akreditim të metodave për ajër, do të duhet të punësojë edhe tre persona tjerë.

“Laboratori Qendror për mjedis jetësor më 2 shkurt ka pasur kontroll të metodave të akredituara si dhe zgjerim për pesë metoda të ujë. Në lidhje me parametrat për ajër të njëjtat planifikohen të akreditohen në fillim të vitit të ardhshëm”, informojnë nga Ministria.

Laboratori Qendror ka certifikatë për sistemin për kualitet sipas standardit ISO 17025 për laborator të akredituar, a në vitin 2020 e ka kryer procesin e akreditimit për gjashtë metoda për kualitet të ujit dhe një metodë për zhurmë. Vitin e kaluar u paralajmërua se laboratori do të certifikohet edhe për më shumë se një metodë për matjen e ndotjes së ajrit, pasi që, u furnizua edhe instrumenti i ri i cili i plotësohen standardet e kërkuara.

Paraprakisht, për nevojat e laboratorit, u furnizua edhe një instrument, i cili do të shfrytëzohet për detektimin dhe analizimin e “karbonit të zi” në fraksione të PM10 dhe PM 2.5. Me atë do të mund të bëhen analiza të përqendrimit të metaleve të rënda në fraksionet e grimcave PM10, që të konstatohen sektorët kryesor të ndotjes, industrisë transportit dhe amvisërive.

Krijimi i laboratorit shtetëror për matjen e ndotjes së ajrit është kërkesë shumëvjeçare e organizatave ekologjike në vend. Laboratori ekziston prej më shumë se katër dekada, a në përbërjen e Ministrisë gjendet që nga themelimi i saj në vitin 1995. Megjithatë, matjet e saja në parametra të ndryshme të ndotjes deri tani nuk kanë mundur të vlerësohen si dëshmi të forta, veçanërisht në procedurat gjyqësore kundër ndotësve. Ajo deri tani nuk ka qenë në funksion të inspektoratit për mjedis jetësor në dokumentimin e rasteve të ndotjes së ajrit.

Inspektorët, gjatë kryerjes së kontrolleve për ndotësit potencial, shpesh e kanë qenë të detyruar të mbështeten në informatat të cilat ua kanë dhënë kapacitetet industriale nga matjet që vetë i kanë kryer. Kjo praktikë para ca kohesh u theksua edhe në studimin regjional të punuar nga Qendra për Mjedis Jetësor nga Banja Luka, ku theksohet se në RMV ka raste kur informatat vitale, siç janë për shembull matjet e përqendrimeve të grimcave në ajër nga kapacitetet industriale i ruajnë subjektet private, të cilët nuk kanë obligime ligjore për atë dhe për këtë opinioni rëndë vjen deri tek ato të dhëna ose mund të dyshojë në vërtetësinë e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

570 persona që punuan për zgjedhje thonë se ende nuk janë paguar

Story i radhës

Real shënon fitore, përforcon hapin për titull

Të fundit nga

ShkoLartë