rmv jane arrestuar tre persona tentuan te marrin kredi me dokumente te falsifikuara 6a6e534db423a

RMV, janë arrestuar tre persona, tentuan të marrin kredi me dokumente të falsifikuara

August 1, 2026
1 minut lexim
leternjoftim

Tre persona nga Shkupi janë privuar nga liria për shkak të tentativës për të marrë kredi bankare me dokumentacion të falsifikuar, informoi Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

Zyrtarët policorë nga SPB Shkup, Njësia për Krim Ekonomik dhe Krim Kompjuterik, më 29 korrik kanë arrestuar I.T. (45), S.T. (21) dhe P.P. (29), të gjithë nga Shkupi, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “falsifikim i dokumentit” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”.

Sipas informacioneve të policisë, I.T., me ndihmën e dy personave të tjerë, ka tentuar që në një bankë në Shkup të paraqesë kërkesë dhe të marrë kredi në vlerë prej 900.000 denarësh, duke përdorur letërnjoftim të falsifikuar me të dhëna të një personi tjetër, si dhe dokumentacion të falsifikuar kreditor.

Personat janë arrestuar në momentin kur dokumentacioni i falsifikuar po përpunohej në bankë.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se në koordinim me prokurorin publik kujdestar, personat janë dërguar para gjyqtarit për procedurë paraprake.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne gjermani rreth 10 000 te vdekur nga vapa 6a6e4e93eff1b
Lajmi i mëparshëm

​Në Gjermani rreth 10.000 të vdekur nga vapa

Të fundit nga

ShkoLartë