rmv i bashkohet thirrjes se be se per armepushim 30 ditor pa kushte ne ukraine 681f646eb39cd

RMV i bashkohet thirrjes së BE-së për armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë

May 10, 2025
1 minut lexim

Bashkimi Evropian i bashkohet Ukrainës dhe partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, në thirrjen për një armëpushim të plotë dhe pa kushte prej të paktën 30 ditësh, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, në një deklaratë të lëshuar në emër të Unionit dhe pesë vendeve të tjera, përfshirë vendin tonë.

“Ky ndërprerje e armiqësive mund të shërbejë si një hap vendimtar drejt reduktimit të vuajtjeve të civilëve dhe ofrimit të hapësirës për bisedime kuptimplote mbi një paqe të vërtetë që synon t’i japë fund luftës agresive të Rusisë dhe të krijojë një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.

Siç raportoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Kallas shtoi se BE mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, bazuar në parimet e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare, dhe mirëpret të gjitha përpjekjet për të arritur një paqe të tillë.

“Ashtu si në të kaluarën, tani i takon Rusisë të tregojë gatishmërinë e saj për të arritur paqen”, shtoi Kallas në një deklaratë që u mbështet edhe nga vendet jo-anëtare të BE-së, përfaqësuesit e të cilave morën pjesë në takimin joformal të djeshëm të ministrave të jashtëm në Lviv – Moldavia, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

shkupi i bashkohet thirrjes se be se per armepushim 30 ditor pa kushte ne ukraine 681f64353a8af
Story i mëparshëm

Shkupi i bashkohet thirrjes së BE-së për armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë

vitin e ardhshem shkollor rreth 200 asistente arsimor do te angazhohen ne arsimin e mesem 681f647245e89
Story i radhës

Vitin e ardhshëm shkollor rreth 200 asistentë arsimor do të angazhohen në arsimin e mesëm

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë