RMV i bashkohet masave ndëshkuese të BE-së kundër Rusisë

February 24, 2022
1 minut lexim

Qeveria miratoi Informacionin për pakon e re të masave ndëshkuese të BE-së në lidhje me situatën në Ukrainë, me rekomandim që Maqedonia e Veriut të bashkohet me të gjitha vendimet e BE-së për këtë lloj masash ndëshkuese. Në seancën e jashtëzakonshme u diskutua edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut në Ukrainë.

“Qeveria ka angazhuar Ministrinë e Punëve të Jashtme që përmes Misionit të Përhershëm të BE-së në Bruksel të njoftojë se Maqedonia e Veriut po i bashkohet pakos së re të masave ndëshkuese të Këshillit të BE-së, së bashku me të gjitha vendimet e mëparshme për masat ndëshkuese nga viti 2014 deri në tani, duke pasur parasysh situatën në Ukrainë, ndërsa të fillojë procedurën për zbatimin e tyre.

Në këtë fazë, masat ndëshkuese të synuara të BE-së, të cilave u është bashkuar edhe vendi ynë, përfshijnë masa për një numër të caktuar politikanësh dhe biznesmenësh që kanë luajtur një rol në situatën në Ukrainë dhe atyre u ndalohet të udhëtojnë nëpër vendet e BE-së, si dhe ndalimi i aksesit në fondet financiare të BE-së”, thuhet në deklaratë.

Masat e synuara i referohen edhe kufizimeve në funksionimin e disa bankave të Federatës Ruse me institucionet financiare të BE-së dhe shteteve anëtare të saj.

Në këtë seancë, Qeveria shqyrtoi edhe Informacionin për nevojën për strehim të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe familjarëve të tyre pas evakuimit të tyre nga Ukraina.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Maqedonia e Veriut i bashkëngjitet BE-së me sanksione ndaj Federatës Ruse

Story i radhës

Përfundon në League 2

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë