Bazuar në statistikat zyratare të Eurostat, thuhet se në vitin 2019 në Maqedoni ka pasur të punësuar gjithsejt 797.600 qytetarë, prej të cilëve 10.300 ishin punonjës në biznesin e lojarave të fatit, ky numër konsiderohet relativisht i lartë krahasuar me numrin total të personave që kanë status të rregulluar pune.

Vetëm në Maltë, që njihet si një vend që kultivon bastet online, vërehet një përqindje më e lartë e punonjësve që janë në këtë biznes.

Domethënë 3.73 përqind e të punësuarve, janë të kyçur në biznesin e lojrave të fatit.

Përqindja më e ulët është në Turqi, me vetëm 0.04 përqind, ku nga rreth 28.078.900 të punësuar, rreth 11 400 punojnë në industrinë e bixhozit dhe basteve.