RMV, buka do të bëhet më e lirë, mullixhinjtë sugjerojnë aktivizimin e rezervave nëse rritet çmimi i lëndëve të para

November 5, 2022
1 minut lexim

Mullixhinjtë paralajmërojnë ulje të çmimit të bukës me rreth 10 për qind drejt fundit të dhjetorit ose nga fillimi i vitit të ardhshëm. Ata e mirëpresin vendimin e Qeverisë për sigurim të energjisë elektrike me çmime të volitshme me të cilin janë të përfshirë prodhuesit e ushqimit dhe thonë se nga kjo benefit më të madh do të kenë qytetarët, shkruan MIA, njofton Portalb.

Por, megjithatë, siç sqarojnë, çmimi i bukës do të varet edhe nga lëvizja e çmimeve të lëndëve të para.

“Me dy vendimet e qeverisë, për çmimin e energjisë elektrike dhe për kufizimin e marzheve në tregtinë me shumicë dhe pakicë, pashmangshëm do të ketë një tendencë rënëse, e cila do të arrijë një çmim normal në situatën aktuale të krizës. Në varësi të kapacitetit të furrës industriale, ulja e çmimeve do të ishte rreth 10 për qind e çmimeve të shitjes me pakicë, normalisht nëse lënda e parë bazë, gruri dhe mielli në bursa, mbeten në këtë nivel me çmimet në mjedis dhe në botë”, tha kryetari i Grupit të industrisë së fabrikave të bukës në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Goran Malishiq.

Edhe kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE) dhe kryetar i Odës agro-biznes pranë LOE, Goran Gjorgjievski, duhet të merret parasysh se ulja e çmimit të bukës dhe produkteve nga brumi varet edhe nga lëvizja e çmimeve të lëndëve të para. Si masë shtesë e cila do të ndikojë në uljen e efektit negativ nga rritja e çmimeve të lëndëve të para, ai e thekson aktiviziomin e rezervave të mallrave.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qyteti i Shkupit do të sanon 36 ura, mbikalime dhe vizëbardha

Story i radhës

Paçarada standard, Fazliji skuqet! St. Pauli mposhtet!

Të fundit nga

ShkoLartë