rizvanolli qeveria ka propozuar qe rritja e cmimit te energjise te jete me e bute 67eee41619e53

Rizvanolli: Qeveria ka propozuar që rritja e çmimit të energjisë të jetë më e butë

April 3, 2025
1 minut lexim

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se Qeveria i ka propozuar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që rritja e çmimit të energjisë elektrike të jetë më e butë, duke ulur të hyrat e lejuara të kompanive.

Ajo tha se ky propozim është i bazuar në argumente konkrete, përfshirë shtimin e kapaciteteve prodhuese nga termocentrali Kosova B.

“Ne kemi propozuar tek ZRRE-ja disa ndryshime. E para është që të zbutet rritja e çmimit, duke ulur të hyrat e lejuara të kompanive. Kjo do të ndikojë në një rritje më të përballueshme për qytetarët. Nga fundi i tetorit, pas intervenimeve në Bllokun B, kapaciteti do të rritet me 15 megavat, çka do të nënkuptojë rreth 39 gigavat orë më shumë prodhim për periudhën tetor-dhjetor. Kjo do të zvogëlojë importin e energjisë për së paku 6 milionë euro”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo theksoi gjithashtu se kanë kërkuar më shumë sqarime për propozimin aktual të ZRRE-së, pasi sipas saj, ka diskrepanca të mëdha krahasuar me vitin e kaluar.

“Gjatë vitit të kaluar ka pasur njëfarë stabilizimi të kërkesës, çmimi ka qenë përafërsisht i njëjtë, megjithatë, në fundvit u rrit. Prodhimi i KEK-ut në vitin 2024 ka qenë 7% më i lartë se në vitin 2023. Prandaj, kemi kërkuar më shumë sqarime për diskrepancat e mëdha në propozimet aktuale”, u shpreh Rizvanolli.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

trump produkt qe e ka prodhuar amerika frrok cupi i beri nder kontinentit evropen e zgjoi nga gjumi 67eeda78684ad
Story i mëparshëm

“Trump, produkt që e ka prodhuar Amerika”/ Frrok Çupi: I bëri nder kontinentit, Evropën e zgjoi nga gjumi

apple humbet 250 miliarde dollare vlere tregut nga tarifat tregtare te trump 67eee6e210792
Story i radhës

Apple humbet 250 miliardë dollarë vlerë tregut nga tarifat tregtare të Trump

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë