rivian dhe volkswagen pergatitin nje seri automjetesh me platforme te re 6921a1aec86ee

Rivian dhe Volkswagen përgatitin një seri automjetesh me platformë të re

November 22, 2025
1 minut lexim

Rivian dhe Volkswagen Group Technologies (RV Tech) po përgatitin një seri automjetesh mbi platformën e re të përcaktuar nga softueri (SDV).

Aktualisht, RV Tech po përgatit automjete referencë të markave Volkswagen, Scout dhe Audi me arkitekturë SDV për testime dimërore në tremujorin e parë të vitit 2026, me rreth 1500 punonjës të përfshirë nga të dyja kompanitë/koncernët.

Volkswagen ka investuar shuma të mëdha në Rivian dhe, me lokacionin e ri në Berlin, kompanitë e përbashkëta po punojnë në projekte të reja.

E themeluar në nëntor 2024, kjo bashkëpunim zhvillon arkitekturën më të avancuar elektronike dhe softuerin funksional për grupin Volkswagen dhe Rivian.

Në arkitekturën SDV, kompjuterët qendrorë modularë të fuqishëm kontrollojnë të gjitha funksionet e automjetit. Konsumatorët pritet të përfitojnë nga veçori të larta të automatizimit të drejtimit dhe zgjidhje të avancuara infotainment që mund të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme përmes lidhjes pa tela.

Grupi Volkswagen do të aplikohet arkitekturën SDV në automjetet elektrike të bazuara mbi platformën e ardhshme SSP, e cila pritet të mbështesë prodhimin e deri në 30 milion automjeteve në nivel grupi.

Rivian do të përdorë teknologjitë e krijuara nga ky investim i përbashkët për produktet e veta të ardhshme, R2, R3 dhe R3X, si dhe do të përditësojë flotën aktuale me softuerin më të fundit. Në fillim të vitit 2026, RV Tech planifikon të dërgojë automjetet e markave Volkswagen, Scout dhe Audi në fazën e parë të testimeve dimërore për të vlerësuar funksionalitetet e zhvilluara SDV në kushte të ftohta.

Specifikimet e arkitekturës harduerike dhe elektronike për këto automjete referencë janë përcaktuar që nga pranvera e vitit 2025. Midis këtyre automjeteve është edhe Volkswagen-i i vogël elektrik ID.EVERY1, i cili pritet të dalë në serinë prodhuese në vitin 2027 si automjeti i parë i Volkswagen-it i zhvilluar mbi arkitekturën SDV. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhendri u dha vjeherrve valium dhe me pas u grabiti shtepine arrestohet 36 vjecari ne librazhd 6921a1869d0a4
Lajmi i mëparshëm

Dhëndri u dha vjehërrve valium dhe më pas u grabiti shtëpinë, arrestohet 36-vjeçari në Librazhd

arrestohet ish presidenti brazilian 6921a1f947d1f
Lajmi i radhës

Arrestohet ish-presidenti brazilian

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë