Rita Ora vë në pah linjat përmes fustani provokues me prerje të shumta

August 14, 2023
1 minut lexim

Rita Ora ka shfaqur fizikun e saj të bujshëm e veshur me një fustan të zi me prerje të shumta të hënën, në spektaklin “The Voice Australia”.

Interpretuesja e hitit “Your Song”, 32 vjeçe, tërhoqi vëmendjen në veshjen provokuese, e cila kishte prerje përgjatë belit dhe gjoksit të saj.

Duke i ofruar kamerës një shumëllojshmëri pozash të zjarrta, Rita tregoi linjat e saj të trupit dhe barkun e tonifikuar, shkruan DailyMail.

Image

Rita Ora

Rita i shtoi edhe më tepër shkëlqim pamjes së saj me byzylykë të trashë ari dhe vathë të ngjashëm.

Duke ngacmuar ndjekësit, këngëtarja u kthye dhe hodhi një vështrim pas saj teksa ngriti fustanin deri në fund.

Image

Rita Ora

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Kush po e shikon ‘The Voice’ deri tani? Ndonjë artist me të cilin jeni tashmë i dashuruar? Më njoftoni në komentet më poshtë”.

Kjo paraqitje e saj vjen pak ditë pasi këngëtarja pozoi në një sërë fotografish provokuese nga Ibiza.

Image

Rita Ora

Rita përndryshe është zgjedhur për të tretin vit si anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice Australia”.

Ajo prej më shumë se dy vitesh është shumë e lidhur me kontinentin australian, në të cilin edhe pati fatin që të njihet me bashkëshortin e saj, Taika Waititi.

Image

Rita Ora

Taika është me origjinë nga Zelanda e Re, teksa ka një shtëpi në Sydney – në të cilën qëndron bashkë me Ritën sa herë që shko natje.

Rita ka qenë shumë aktive në muzikë këtë verë, pasi publikoi për fansat edhe albumin e tretë në karrierën e saj, “You & I”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Durmishi: Në të gjitha rrugët e vendit po vendoset sinjalizimi vertikal, horizontal dhe paisjet e tjera të sigurisë rrugore

Story i radhës

Reshje të dendura shiu në Vlorë

Të fundit nga

ShkoLartë