Ajo njihet për figurën e saj të tendosur të trupit, duke udhëhequr një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të mbushur me ushtrime.
Dhe Rita Ora tregoi se si e ruan fizikun e saj të jashtëzakonshëm teksa po shkonte në një stërvitje në Londër, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 31 vjeçe, kishte veshur një xhaketë të zezë sportive me zinxhir dhe një palë dollakë të zeza të ngushta që i nxirrnin në pah këmbët e saj të tonifikuara.
Ajo shtoi disa çorape të bardha sportive dhe atlete të zeza dhe fshehu sytë pas një palë syze dielli të zeza.
Flokët e saj të gjata ishin stiluar në një topuz të çrregullt dhe ajo dukej se ishte pa makijazh gjatë shëtitjes.
Rita përndryshe sivjet është nikoqire e eventit të madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022.
Ajo do të prezantojë në krah të të dashurit të saj, Taika Waititi.