Rita Ora shpërthen në lot teksa në koncert këndon duetin që ka me Liam Payne

1 minut lexim


Rita Ora shpërtheu në lotët teksa performoi duetin e saj me Liam Payne në një koncert disa orë pas vdekjes së yllit të One Direction .

Payne, 31 vjeç, ra nga kati i tretë i një hoteli në kryeqytetin argjentinas të Buenos Aires të mërkurën në mbrëmje, përpara se mjekët të konfirmonin vdekjen e tij.


Rreth 12 orë pas publikimit të lajmit tragjik, shoqja dhe kolegia e këngëtarit, Rita Ora u ngjit në skenë në Osaka, Japoni dhe u përpoq të përformojë duetin e tyre, For You, të cilin ajo e publikoi me Payne në 2018 për kolonën zanore të filmit Fifty Shades Freed, përcjell portali rtv21.tv

Gjatë këngës, një foto e çiftit u shfaq në ekranin e madh pas saj, ndërsa ajo përformonte tekstin e duetit të tyre.


Në pamjet e postuara në internet, këngëtarja, 33 vjeçe, u pa duke mbajtur kokën në duar ndërsa u kthye nga turma dhe ngriti sytë nga qielli përpara se të thoshte “Nuk mund ta këndoj as këtë tani”./21Media

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Fondi pensional në qytetet perëndimore i mbushur me të punësuar, në qytetet tjera ka mungesa të mëdha të punonjësve

Story i radhës

Dervishi: Shqipëria ka probleme në cilësinë e demokracisë dhe zgjedhjeve

Të fundit nga