Ata u martuan në fillim të këtij viti.
Dhe të enjten, Rita Ora vuri në dukjen barkun e saj të tonifikuar në një paraqitje me bikini, teksa kishte veshur një fund të thurur me grep, ndërsa u shoqërua nga bashkëshorti i saj Taika Waititi gjatë një shëtitjeje në port në St. Barts.
Ylli i muzikës pop, 32 vjeçe, hoqi këpucët e saj për të ecur zbathur nëpër ishullin luksoz, duke marrë rrezet e diellit ndërsa ajo dhe regjisori 47 vjeçar, gjetën varkën e tyre, shkruan DailyMail.
Rita dukej sensacionale e veshur me fundin e tejdukshëm të thurur me grep, i cili ofronte një vështrim të shkurtër të linjave të saj të tonifikuara të trupit.
Fundi i gjatë deri në dysheme kishte një dizajn me lule, ndërsa pjesa e sipërme e saj e bardhë me bikini kishte katër rripa.
Rita i la flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme, të binin mbi supet e saj dhe mbajti me vete një çantë të markës “Hermes Birkin” të kuqe në krahun e saj.
Për aksesorë, interpretuesja e hitit “Let You Love Me” kishte vendosur byzylykë ngjyrë portokalli dhe një sërë qaforesh ari, si dhe një palë syze dielli të zeza.
Këngëtarja arriti në ishullin St. Barts të karaibeve pr gala mbrmjen dimërore të organizuar nga UNICEF.
Ajo dukej se ishte pa makijazh në ditën kur udhëtoi, ndërsa ishte e relaksuar në momentin që arriti në ishullin frëngjishtfolës me aeroplanin e saj privat.