Rita Ora dukej plot elegance mbrëmjen e së premtes në festën private të komunitetit të LGBTI+, në Londër.
Këngëtarja, 31- vjeç kishte veshur një fustan Fendi ngjyrë gold me disa detaje, teksa mbërriti në ‘The Twenty Two’.
Ajo e kombinoi fustani më një palë sandale të zeza teksa po hynte në eventin e mbushur me yje.
Rita Ora
Rita kishte bërë një grim të lehtë, me një ton sysh ngjyrë rozë dhe buzët ngjyrë nude, ndërsa flokët i kishte lënë të lëshuara dhe me onde të valëzuara.
Dalja vjen pas raportimeve se Rita dhe partneri i saj Taika, 46 vjeç, ishin fejuar dhe po planifikonin një ceremoni të afërt jashtë vendit përpara se të festonin me kolegët e tyre në një festë të madhe në Londër më vonë këtë vit.