Rita Ora ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një seri fotografish nga paraqitjet e saj gjatë turneut veror, duke ndarë me ndjekësit disa prej momenteve më të veçanta nga koncertet e këtij sezoni.
Krahas imazheve, këngëtarja shqiptaro-britanike u dërgoi edhe një mesazh fansave që do ta ndjekin në koncertin e radhës.
“Mezi pres të festoj me ju këtë të shtunë në Ohrid Summer Festival. Shihemi shumë shpejt”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografive.

Rita Ora do të performojë këtë të shtunë në kuadër të Ohrid Summer Festival, në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, në një koncert të organizuar nga Pragma Music.
Interesimi për koncertin ka qenë i madh, megjithatë biletat janë ende në shitje dhe mund të sigurohen përmes platformës kupikarta.com.

Artistja ka zhvilluar deri më tani disa koncerte të suksesshme në kuadër të turneut të saj veror, duke performuar në Zvicër dhe Finlandë, ndërsa pas ndalesës në Maqedoninë e Veriut, ajo do të vazhdojë me koncerte në Poloni dhe në Republikën Çeke.
E njohur për performancat e saj plot energji, produksionin spektakolar dhe atmosferën që krijon në çdo skenë ku ngjitet, Rita Ora pritet të dhurojë një tjetër mbrëmje të paharrueshme për publikun në Ohër.
Burimi: botasot.info


