rita ora largohet nga agjencia e kate moss pas shtate vitesh bashkepunim 68175aff79ceb

Rita Ora largohet nga agjencia e Kate Moss pas shtatë vitesh bashkëpunim

May 4, 2025
1 minut lexim

Rita Ora thuhet se është ndarë nga agjencia e modelimit të Kate Moss pas shtatë vitesh, duke u bërë emri i fundit i njohur që largohet nga firma.

Këngëtarja 34-vjeçare iu bashkua agjencisë në vitin 2018, por tani po zhvendos fokusin drejt bashkëpunimeve me marka globale, pas një marrëveshjeje të re me firmën amerikane “Range Media”, që menaxhon të gjitha aspektet e karrierës së saj.

Një burim për The Sun tha: “Rita dhe Kate janë ende shoqe, por ishte koha që të ndanin rrugët profesionalisht. Ishte një vendim i arsyeshëm për Ritën që t’i ketë të gjitha marrëveshjet në një vend”, shkruan DailyMail.

Sipas burimit, Kate ka qenë një mentore e shkëlqyer për Ritën gjatë qëndrimit të saj në industri.

Ndërkohë, edhe modele të tjera si Ella Richards – mbesa e Keith Richards dhe kumbare e Kate – janë zhdukur nga faqja zyrtare e agjencisë.

Pavarësisht largimeve, agjencia e Kate Moss vijon të jetë një biznes i suksesshëm. E themeluar në vitin 2016, agjencia regjistroi 4.3 milionë paund (afërsisht 5 milionë euro) fitim në vitin 2023, ndërsa asetet neto u rritën në mbi 4.3 milionë paund.

Kate, e cila e nisi biznesin ndërkohë që vajza e saj Lila po hynte në industrinë e modës, është përqendruar në menaxhimin afatgjatë të talenteve.

“Dua të përqendrohem në ndërtimin e karrierave, jo vetëm në drejtimin e një agjencie”, thuhet në faqen e kompanisë së saj. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

sheshi zahir pajaziti ne sherbim te sigurise qytetaret takojne heronjte e perditshem 68175a0692078
Story i mëparshëm

Sheshi “Zahir Pajaziti” në shërbim të sigurisë, qytetarët takojnë heronjtë e përditshëm

mickoski shume milionere rreth ahmetit u pasuruan ne kurriz te qytetareve 68175f31bad73
Story i radhës

Mickoski: Shumë milionerë rreth Ahmetit u pasuruan në kurriz të qytetarëve

Të fundit nga

A ka filluar largimi i mbeturinave në kryeqytet?

Në Komunën e Prishtinës ka filluar që të largohen mbeturinat pasi që ndërmarrja Pastrimi kishte ndaluar operimin në grumbullimin e tyre. Drejtori i Shërbimeve Publike, i ftuar në tëvë1 theksoi se nuk

​Përmbytje në Turqinë jugore

Shirat e dendur shkaktuan përmbytje të shpejta në provincën jugore Osmaniye të Turqisë, duke përfshirë automjete të shumta në një përrua të tej mbushur, sipas zyrtarëve lokalë. Reshjet intensive filluan rreth mesditës

Dabiqaj vazhdon me Dritën

Mesfushori Albert Dabiqaj ka vazhduar kontratën me kampionin Dritën e Gjilanit. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e kampionit të ri. “Mesfsuhori do të jetë aty. Klubi jonë, FC Drita ju
ShkoLartë