Rita Ora dhe Kate Beckinsale dukeshin të pabesueshme teksa morën pjesë në darkën e “Oscar” të Vas J Morgan dhe Michael Braun në Los Angeles të enjten në mbrëmje (9 mars).
Këngëtarja, 32 vjeçe, shfaqi dhëmbin prej ari teksa dhuroi buzëqeshje verbuese për kamerat.
Rita tregoi figurën e saj të pabesueshme me një bluzë të zezë rrjetë dhe pantallona të tejdukshme me bel të lartë.
Ylli i muzikës dukej e mahnitshme teksa kombinoi pamjen me një palë taka të zeza dhe e kompletoi atë me një pallto me pupla bezhë.
Ndërkohë aktorja 49 vjeçe, Beckinsale dukej magjepsës me një fustan jeshil dhe rozë me detaje argjendi të përshtatur me takat e saj.
Kate u pa me një makijazh të theksuar dhe flokët e saj i la në një bisht teksa pozonte për një sërë fotosh të mrekullueshme me Ritën.
Kjo dalje e Ritës vjen pasi zbuloi se legjenda e muzikës Prince e frymëzoi atë të merrte kontrollin e katalogut të saj muzikor ndërsa ajo luftonte ligjërisht me labelin diskografike të Jay Z, Roc Nation.