Risteski: Kompanitë po ushtrojnë presion ndaj punëtorëve

October 20, 2024
1 minut lexim

Shkup, 20 tetor – Kompani të caktuara ku tashmë kemi formuar sindikata ose ku jemi në fazën e formimit, punëtorët hasin në presione të mëdha, jo vetëm presione, por një numër i caktuar i punëtorëve edhe pushohen nga puna, tha Marjan Risteski, kryetar i Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë. Ai tha se për presionin ndaj sindikatave, do të kërkojnë ndihmë edhe nga Qeveria, e në rast të fundit, do të organizohen edhe protesta para kompanive ku ushtrohej presioni i tillë.

“Bëhet fjalë për faktin se ata nuk zgjedhin më mjete, filluan të përdorin komisione të llojllojshme. Së pari japin kundërshtime në komision të shkallës së parë, pastaj një komision të shkallës së dytë për shuarjen e sindikatës, dhe në fund do të japin edhe në gjykatën administrative. Gjykata Administrative, derisa të vendosë, mund të kapë nga një deri në tre vjet, e gjatë asaj periudhe hasim në pengesë, shpresoj që të gjejmë gjuhë të përbashkët me të punësuarit në regjistrin qendror, meqë nga njëra anë na thonë se derisa të zgjidhet kontesti i tillë me atë sindikatë, nuk mund të formojnë sindikata të tjera. Kjo është e shpjegueshme për mua dhe e them publikisht se do të kërkojmë takim të këshillit të ardhshëm socio-ekonomik, do të kërkojmë ndihmë edhe nga Kryeministri”, tha Marjan Risteski, kryetar i Konfederatës së Sindikatave.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Skënderbeu u kthehet fitoreve

Story i radhës

Ushton “Raspukala Sar Planina” në Vijcë të Tetovës, 30 metër afër varrezave të dëshmorëve

Të fundit nga

ShkoLartë