schedule23:23 – 3 Mars, 2022
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Arben Ristani ka bërë një deklaratë të fortë në studion e ‘Log.’ në ABC të gazetarit Endri Xhafo.
Ristani tha se në rast se Komisioni i Rithemelimit do të dalë i treti në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit, ai do të largohet nga politika, pasi kjo tregon se nuk ka më nuhatje.
Por u shpreh i bindur se situata do të jetë ndryshe, dhe kandidatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’ të të fitojnë në disa bashki.
Ristani: Në rast Komisioni i Rithemelimit del i treti në zgjedhjet e 6 Marsit unë lë politikën dhe gjithçka, se kjo tregon që nuk kam nuhatje politike. Por kam bindjen se ne do fitojmë disa bashki.