Rishikimi i buxhetit 2022, nesër në seancë plenare në Kuvend

min lexim

Kuvendi republikan në seancën plenare, nesër ( e hënë) do të shqyrtojë ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2022.Nga qeveria thonë se karakteristikë kryesore e Buxhetit për vitin 2022 është komponenti zhvillimor me sigurimin e pandërprerë të funksioneve të shtetit dhe mbështetje për rimëkëmbje dhe zhvillim ekonomik të përshpejtuar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Investimet kapitale janë planifikuar në shumë prej 37.8 miliardë denarë, apo rreth 27% më shumë në raport me vitin 2021.

Sipas projeksioneve të fundit të muajit qershor të Bankës Botërore, pritshmëritë për rritjen globale këtë vit janë që ajo të ngadalësohet nga 5.7% në vitin 2021 në 2.9% në vitin 2022, si rezultat i recesionit të thellë që do ta kaplojë ekonominë ruse dhe atë ukrainase, përhapjes së krizës në ekonomitë e tjera, ngadalësimit të kërkesës, si dhe tërheqjes së politikave të përkrahjes dhe njëkohësisht inflacionit të lartë. Për vitin 2023 pritet përshpejtim i ulët i aktivitetit ekonomik, me rritje të projektuar prej 3% në vitin 2023, kryesisht si rezultat i nivelit të lartë të çmimeve të produkteve bazë, si dhe shtrëngimit monetar, i cili pritet të vazhdojë edhe për disa kohë. Projeksioni për vitin 2024 është rritja e PBB-së botërore për 3%, me përafrimin e ekonomisë globale drejt rritjes potenciale afatgjate.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Propozimi francez” në Kuvend, nesër vendoset kur do shqyrtohet

Story i radhës

Krijoni një kulturë të shëndetshme në kompani

Të fundit nga