Belind Këlliçi është shfaqur dje për të komentuar zhvillimet brenda Partisë Demokratike. Edhe pse humbi zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës, ai thotë se në fakt, gjëja për të cilën nuk i del inati, është kur i morën zyrën në PD.
Deklaratën ai e bëri pas një debati me deputetin demokrat Saimir Korreshi, i cili u ankua se është dhunuar verbalisht në mbledhjen e Kryesisë së PD.
Korreshi: Nuk paska gjë më të keqe, na thoshte gjyshi, po nuk paska gjë më të keqe kur të persekutuarit, kthehen në persekutorë. Dhe kjo është më e dhimbshme. Kur flet për dekomunistizim dhe vepron si Partia e Punës! Ke qenë tërë jetën në tryesni se mungon fjala e lirë dhe pengohet mendimi ndryshe… Këto janë problematika shumë të mëdha që ndodhin. Ëëë… phhh…Nuk e di, jam ndier shumë keq, jo vetëm unë, por gjithë familjarët për gjithë çfarë ndodhi atje, sepse thonë “për çfarë e paskeni bërë tërë këtë punë deri tani?!
Belind Këlliçi: O Saimir, a mund të të bëj vetëm një pyetje dhe më thuaj nëse e kam gabim?! Të ka përjashtuar njeri ty nga procesi? Siç ke kërkuar ti proces gjithëpërfshirës, ti bie dakord që edhe unë kam qenë gjithmonë dakord për këtë qasje, që të kemi një proces të përbashkët.
Saimir Korreshi: Po, absolutisht!
Belind Këlliçi: Askush nuk i ka penguar dhe realisht nuk është se të ka penguar njeri Saimir, por ka qenë situata artificiale e tillë për të krijuar një grup mbështetësish që e nxorën kokën sot. Ju keni vuajtur vetë sot në kurriz atë që vuajtën ne pak më përpara.
Mos harro vetëm një gjë Saimir, se nuk më del inati për një gjë të vetme, nga të gjitha gjërat që kanë ndodhur: unë kam qenë kryetar i Forumit, deputet e më kanë vjedhur zyrën brenda në PD, Saimir dhe më kërkonin llogari!!! O Saimir, është e paimagjinueshme ajo që më kanë bërë mua dhe më kërkonin llogari!!!
Saimir Korreshi: Belind, unë të dija që ti ishe komunist, nuk kisha ardhur në Tiranë, me thënë të drejtën! Kjo ishte për batutë, megjithatë mënyra se si u bë procesi në bazë nuk më pëlqeu dhe nuk isha dakord, që të jem i sinqertë….
Belind Këlliçi: Të drejtë ke, po sepse……