ripple akuzohet se po lobon kunder rezerves strategjike te bitcoin 6799fa3d0a9d6

Ripple akuzohet se po lobon kundër rezervës strategjike të Bitcoin

January 29, 2025
min lexim

Kompanitë kripto në SHBA ende po presin të vjelin frytet e fitores elektorale në SHBA, por një luftë e re civile rrezikon që të shkatërrojë çdo gjë.

Javën e kaluar presidenti Amerikan nënshkroi urdhrin ekzekutiv të shumëpritur nga industria kripto, duke mbajtur premtimin për ta mbështetur atë. Ndërsa shumë u entuziazmuan, disa të tjerë u shprehën të shqetësuar pasi dokumentit i mungonte një fjalë e cila kërcënon nisjen e një luftë të ashpër: Bitcoin.

Gjatë fushatës së tij Trump premtoi të krijonte një rezervë federale në Bitcoin e cila efektivisht do të thoshte investim i qeverisë Amerikane në kriptomonedhën më të madhe në botë.

Urdhri ekzekutiv i javës së kaluar ndër të tjera kërkonte eksplorimin e krijimit të një rezerve federale në kripto por ajo rezervë etiketohej në mënyrë të përgjithshme si “rezervë asetesh dixhitale” jo vetëm Bitcoin.

Reagimet ishin të menjëhershme. “Mund të konfirmoj se Ripple po shpenzon miliona dollarë në përpjekje për të goditur rezervën strategjike Bitcoin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Jack Mallers, CEO i Zap, një kompani pagesash Bitcoin.

“Nuk është thjeshtë një sulm ndaj Bitcoin, por ndaj principeve të transparencës, ndershmërisë dhe sigurisë tonë kombëtare,” tha ai.

Zëra të tjerë pro-Bitcoin reaguan gjithashtu duke thënë se Ripple, kompani e cila hedh në qarkullim dhe posedon miliarda dollarë XRP, ka bërë çdo gjë për të parandaluar krijimin e një rezerve federale Bitcoin. Kompania është përpjekur të shtyjë përpara axhendën e saj të një rezerve strategjike e cila duhej të përfshinte edhe XRP.

Ripple, sipas spekulimeve, po përdorte kapitalin e saj të konsiderueshëm politik për të siguruar praninë e XRP në qarqet e Uashingtonit.

Për ta bërë akoma më personale, maksimalistët e Bitcoin treguan ndryshimin  midis natyrës së Bitcoin dhe XRP si asete. Një pjesë e konsiderueshme e furnizimit total të XRP mbahet nga Ripple, një kompani private. Në të vërtetë, historia e Ripple me XRP dhe shitjet e saj të asetit dixhital gjatë viteve është burimi i padisë së vazhdueshme prej 1.3 miliardë dollarësh të SEC kundër kompanisë.

Bitcoin nga ana tjetër krenohet për ethosin e saj të decentralizimit. Krijuesi i asaj anonim është zhdukur pa asnjë gjumë dhe gjer më sot është kriptomonedha më e besuar dhe adoptuar botërisht ndërsa është efektive edhe ndaj censurës.

CEO i Ripple Brad Garlinghouse ju përgjigj akuzave ndaj kompanisë së tij me kujdes duke argumentuar se përpjekjet e Ripple ishin drejt krijimit të një rezerve strategjike kripto.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

paniku nga humbja elektorale qe po afrohet zberthehet prapavija e sulmit ndaj kurtit ne skenderaj flasin nga lvv 6799f76f19ae5
Story i mëparshëm

“Paniku nga humbja elektorale që po afrohet”- Zbërthehet prapavija e sulmit ndaj Kurtit në Skenderaj, flasin nga LVV

taravari gruevskin mijallkovin dhe veljanovskin i liruan keta patriotat me ciftelia 6799fa41199e3
Story i radhës

Taravari: Gruevskin, Mijallkovin dhe Veljanovskin i liruan këta patriotat me çiftelia

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë