Ripërtëritja e flokëve të dëmtuar: Shampon shtëpiak nga soda e bikarbonatit!

February 20, 2022
1 minut lexim

Soda e bikarbonatit do të pastrojë flokët tuaj më mirë se cilido shampon apo regjenerator, ndërkaq flokët do të marrin shkëlqim pas vetëm disa trajtimeve

E vetmja gjë që në fillim mund t’ju duket e pazakonshme është mungesa e shkumës e cila krijohet me rastin e larjes me shampon, mirëpo duhet të keni durim dhe të prisni rezultatet definitive.

Më parë përzieni ¼ e sodës me ¾ të ujit. Për shembull, nëse flokët i keni të gjatë deri te shpatullat, përzieni 2-3 lugë sodë dhe tri herë më shumë ujë.

Përbërjen përzieni mirë në ndonjë enë, ndërkaq doza le të jetë varësisht nga gjatësia e flokëve tuaj.

Shamponin e përgatitur në këtë mënyrë hidheni në flokë nga rrënjët drejt majave, lëreni të veprojë 1-3 minuta pastaj flokët lajini me ujë të ngrohtë, sepse uji i ngrohtë më lehtë i eliminon mbetjet, transmeton Telegrafi

Pasi që t’i keni larë flokët me përzierjen e sodës së bikarbonatit, duhet të qitni uthull në flokë. Përzieni 1/6 e uthullës me 4/5 ujë.

Po qe se nuk ju pëlqen aroma e uthullës, mund të shtoni disa pika livande, nane apo vaji eterik rozmarine.

Të gjithë përbërësit përzieni mirë. Më mirë do të ishte që përzierjen ta përgatitni në banjë dhe menjëherë ta përdorni.

Uleni kokën përpara dhe mbyllni sytë në mënyrë që të pengoni uthullën të mos ju hyjë në sy. Përzierjen në mënyrë të barabartë shpërndajeni dhe fërkojini mirë flokët.

Prisni disa sekonda dhe pastaj shpëlani me ujë të ftohtë. Uji i ftohtë do të ndalë lagështinë në flokë dhe do t’ju sigurojë pamje të shëndetshme dhe shkëlqim. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zouma provokohet

Story i radhës

31 vjetorit të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, Berisha: Ishte diktatori më mizor në Evropën ish-komuniste

Të fundit nga

Shqipëria bllokon TikTok për një vit

Shqipëria ditën e Shtunë njoftoi se do të bllokojë aksesin në TikTok për një vit, një vendim që erdhi në përgjigje të vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar duke shtuar shqetësimet
ShkoLartë