Rinovimi me Liverpoolin? Flet Salah

Mohamed Salah akoma nuk ka vendosur se cila do të jetë e ardhmja e tij, pasi kontrata me Liverpool i skadon në qershor të vitit 2023.

“The Reds” i kanë ofruar lojtarit egjiptian rinovimin e kontratës, por akoma nuk ka asgjë mbi arritjen e një marrëveshje mes palëve apo jo.

Për “Sky Sport UK”, faraoni ka treguar edhe për të ardhmen e tij, teksa shprehet se për momentin është i përqendruar tek skuadra, por rinovimin e Liverpool e dëshiron, teksa jo çdo gjë varet nga vetë lojtari.

 “Rinovimi? Nuk mund të them po ose jo. E kam thënë disa herë që dua të rinovoj, por shumë gjëra që njerëzit nuk i dinë. Nuk është një situatë për t’u zbuluar tani pasi është një moment shumë delikat.

Që skuadra të fitojë, nuk mund të bëj lajme dhe të flas për kontratën time. Unë fokusohem vetëm tek ekipi dhe kaq, nuk është koha për të qenë egoist”, është shprehu Salah.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Paraburgim për Muhamed Zeqirin

Story i radhës

Fifi shkëlqen në fotografitë e fundit

Të fundit nga