Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfris ka konfirmuar se është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me klubin kampion të Italisë për të rinovuar kontratën e tij.
“Nuk kam firmosur ende zyrtarisht sepse duhet që të sistemojmë disa detaje të vogla. Bisedimet zgjatën pak si shumë sepse u ndryshua pronësia nga Suning tek Okatare. Pres që gjërat të shkojnë mirë.
Dëshira është shumë e madhe dhe shpresoj që të rinovoj sa më shpejt të jetë e mundur. Kështu do të fokusohem vetëm te fusha e lojës. Rivaliteti? Si unë dhe Darmian duam që të luajmë. Me të kam një rivalitet të shëndetshëm dhe konkurrencë të drejtpërdrejtë.
Unë kërkoj që të jap gjithmonë maksimumin dhe në fund është trajneri ai që vendos se kush do të luajë”, tha Dumfris.
Burimi: botasot.info