Një version i ri i kriptomonedhës luna që dështoi pak ditë më parë tashmë është live në bursa dhe e ka nisur shumë keq.
Javën e kaluar mbështetësit e blockchainit Terra votuan për të ringjallur luna po jo terraUSD, stablecoinin që duhej të ruante vlerën e barabartë me 1 dollarë Amerikan duke shkaktuar një panik të vërtetë.
TerraUSD ose UST, njihet si një stablecoin algoritmik. Përdoret kod dhe një monedhë simotër, luna, për të ruajtur vlerën 1 dollarë. Por ndërsa çmimet e monedhave dixhitale ranë, investitorët u larguan nga stablecoin, duke çuar UST në pikiatë dhe marrë me vete terra gjithashtu.
Në nivelin e saj të më lartë, luna e vjetër, ose tashmë njohur si “luna classic” kishte një qarkullim prej 40 miliardë dollarësh.
Tashmë luna nisi një rrugëtim të ri me Terra 2.0 dhe po tregtohet në bursat Bybit, Kucoin dhe Huobi. Binance, bursa më e madhe e kriptomonedhave në bot tha se do të listojë luna ditën e Marte.
Por debutimi nuk ka shkuar mirë. Pasi arriti një nivel prej 19.53 dollarësh të Shtunën, luna ra në 4.39 dollarë pak orë më venë sipas CoinGecko. Tashmë sillet rreth vlerës 5.9 dollarë.
Analistët janë skeptik për të ardhmen e Terra dhe blockchainit të ringjallur. Terra është duke shpërndarë monedhat luna përmes mekanizmit “air drop.” Që do të thotë se ato do të akordohen për ata përdorues që kanë apo kanë pasur luna classic dhe UST përpara kolapsimit të tyre në përpjekje për të kompensuar investitorët. /PCWorld Albanian