“Ringjallet” Wagner, zbardhen “misionet” e reja të mercenarëve të rrezikshëm – shtetet e Evropës që kanë vënë në shënjestër

July 18, 2023
min lexim

Pasi u premtuan se mund të vazhdonin punën, me kusht që të transferoheshin në Bjellorusi bashkë me udhëheqësin e tyre rebel, tani besohet se anëtarët e Grupit Wagner kanë mbërritur në vend. Një raport tregoi se një kolonë e madhe me 60 automjete Wagner u fut në Bjellorusi në fundjavë. Ajo që grupi mund të bëjë më pas nuk dihet plotësisht, duke qenë se çdo hap i udhëheqësit Yevgeny Prigozhin lë vend për debat.

Kriza e emigrantëve

Disa ekspertë kanë sugjeruar se mercenarët e Wagner-it mund të përdoren nga presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko për qëllime të brendshme. Pavel Slunkin, një analist politik dhe ish-diplomat, thotë se mund të përsëritet kriza evropiane e emigrantëve në Bjellorusi e vitit 2021. Në atë kohë, Lukashenko reagoi ndaj sanksioneve perëndimore duke lejuar emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut të kalonin nëpër vendin e tij dhe të shkonin në Poloni, Letoni dhe Lituani.

Slunkin beson se forcat Wagner tani të pranishme në Bjellorusi mund të fillojnë të ndihmojnë fluksin e emigrantëve që kalojnë në Evropë, duke i ndihmuar ata të depërtojnë nëpër pikat kufitare, siç bënë autoritetet e vendit gjatë viteve 2021 dhe 2022. Ai tha se mund të shtojë një element tjetër në konfliktin e vazhdueshëm në Evropë, duke krijuar terrenin për luftën hibride, një teknikë që ndërthur luftërat politike dhe të parregullta për të krijuar pakënaqësi dhe presione edhe popullsia vendase.

“Kështjella” e Lukashenkos

Këtë fundjavë, shërbimi i inteligjencës i Polonisë tha se po monitoronte kërcënimin e paraqitur nga qindra mercenarë të Wagner që lëviznin në Bjellorusi. Shqetësimet erdhën vetëm disa javë pasi ushtria polake filloi të forconte kufirin e saj me Bjellorusinë pasi në kanalet Telegram të Wagner paralajmërohej se forcat e tyre mund të marshonin në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë.

Lituania ka kërkuar ndihmë shtesë nga NATO për të përforcuar kufirin e saj nëse Wagner lëviz drejt saj. Kanali Telegram tha se forcat e grupit mercenar do të bëheshin një garnizon i përhershëm në Bjellorusi, diçka që Slunkin tha se ishte në favor të Lukashenkos. “Lukashenko po ndërton kështjellën e tij dhe Wagner është pjesë e kësaj”, tha Slunkin.

“Thembra e Akilit”

Sakaq, një tjetër teori, sipas një deputeti të afërt me Vladimir Putin, është se Rusia mund të përdorë mercenarët e grupit Wagner për të pushtuar kufirin midis Polonisë dhe Lituanisë. Sipas Andrey Kartapolov, ai që do të goditet është korridori Suëalki, ose Gap, një rrip toke prej 60 miljesh që shtrihet në kufirin midis dy shteteve anëtare të NATO-s. Kjo pjesë toke ka një rëndësi të madhe strategjike për aleancën, BE-në, si dhe Rusinë.

Për Perëndimin, ajo është e vetmja lidhje tokësore me tri ish-republikat baltike sovjetike, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë. Për Rusinë, kontrolli i korridorit do të krijonte një lidhje tokësore midis enklavës baltike të Kaliningradit, bazës kryesore të Flotës Baltike të Putinit dhe fqinjes, Bjellorusisë. Plani që u shpalos në televizionin shtetëror do të godiste territorin që është emërtuar “thembra e Akilit” e NATO-s dhe për shkak se mund të jetë “pikënisja” e Luftë së Tretë Botërore, korridori përbën “vendin më të rrezikshëm në tokë”.

Misioni në Afrikë

Kjo dramë ka bërë që shumë të harrojnë se Grupi Wagner jo vetëm që operonte në Ukrainë, por në mbarë botën, kryesisht në vende të paqëndrueshme që mbështesin regjimet autokratike në këmbim të shumave të mëdha parash dhe aksesit në burimet natyrore. Në këtë mënyrë, Grupi Wagner i ka mundësuar Rusisë të bëhet një fuqi me ndikim në vende si Afrika dhe Lindja e Mesme. Emily Ferris nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara, beson se një “grup i ndarë” brenda Wagner mund të shfaqet me mercenarë që veprojnë jashtë shtetit duke u bashkuar gjithnjë e më shumë me shtetin rus.

Ajo tha për Express UK: “Wagner mund të vazhdojë si një lloj mjeti i politikës së jashtme jashtë vendit. Sepse ne nuk po flasim për shumë njerëz, i gjithë operacioni në të gjithë Afrikën përfshin rreth 1000 njerëz dhe janë grupime fleksibël. Kështu që është një problem me të cilin Kremlini do të duhet të përballet.”

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ansambli “Ibe Palikuqi” do paraqitet në Festivalin Folklorik “Folkfest” në Shkup

Story i radhës

Si të jeni një çift i hapur?

Të fundit nga

ShkoLartë