Rindërtohet reparti për kontroll sistematik në kuadër të Institutit për shëndet publik

June 1, 2025
min lexim

Shkup, 1 qershor – Për vizitë në repartin e rindërtuar për kontroll sistematik në kuadër të Institutit për shëndet publik, ku është krijuar dhomë me audiometër dhe spirometër, sot ishte kryeministri Hristijan Mickoski.

Drejtoresha e ISHP-së, Marija Andonovska tha se është rinovuar edhe reparti për pranim, me çka janë mundësuar kushte për më shumë sportelë.

“Është rinovuar reparti për kontroll sistematik, ku kemi krijuar një dhomë të re me audiometër, kemi vënë në përdorim spirometrin dhe e kemi rinovuar të gjithë repartin. Gjithashtu kemi rinovuar repartin për pranim, ku kemi krijuar kushte për më shumë sportele, por edhe një pjesë të caktuar që do të jetë vetëm për punonjësit për kujdes shëndetësor nga rrethi i Klinikës, në mënyrë që të mos përzihen me pacientët tjerë dhe të mos e pengojnë procesin, me qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore”, tha Andonovska.

Ajo shtoi se është dhuruar një rrezatues nga ana e Agjencisë ndërkombëtare për energjisë bërthamore, i cili, siç shpjegoi ajo, shërben për kontrollin e cilësisë së të gjitha instrumenteve matëse në vend, sa i përket rrezatimit.

“Puna e tretë që duam të përmendim sot është se si Institut kemi krijuar kushte për të marrë një aparat të dhuruar nga Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore. Bëhet fjalë për pajisjen rrezatuese që shërben për kontrollin e cilësisë së të gjitha instrumenteve matëse në vend sa i përket rrezatimit. Ky është i vetmi aparat i këtij lloji në vend dhe njerëzit që kanë nevojë për të, respektivisht institucionet që duhet ta përdorin këtë aparat, nuk do të kenë nevojë të shkojnë jashtë vendit, por do të kenë mundësinë të kryejnë të gjitha testet e nevojshme këtu”, tha Andonovska.

Kryeministri Hristijan Mickoski iu falënderua drejtoreshës dhe të gjithë të punësuarve në Institut dhe theksoi se me Andonovskën kanë biseduar për planet zhvilimore në periudhën ë vijon.

“Marija e shpjegoi shumë mirë, do të thoja në mënyrë brilante dhe mendoj se tani do të jetë shumë më e qartë për opinionin maqedonas dhe për qytetarët, sigurisht, se çfarë është ajo që ofron Instituti i Shëndetit Publik, çfarë është realizuar në këtë periudhë prej disa muajsh, dhe mendoj se është punuar shumë në kuptimin historik. Diskutuam pak edhe për planet zhvillimore në periudhën që vijon, ajo që ndoshta unë do të shtoja është se institucionin është hasur me borxhe shumë të mëdha, në një gjendje kaotike”, tha Mickoski.

Ai shtoi se këto borxhe janë shlyer dhe tani jo vetëm që janë shlyer, por kemi edhe kursime dhe ato kursime nuk janë të vogla – me këto kursime do të realizohen një pjesë e projekteve zhvillimore në periudhën që vijon.

“Kështu që jam jashtëzakonisht mirënjohës për udhëheqjen e saj në institucionin, për të gjithë të punësuarit që janë pjesë e ekipit që përmendi drejtoresha, për të gjithë njerëzit që janë pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Shëndetësisë – këtu janë edhe drejtori, zëvendësministri dhe të tjerët – sigurisht edhe për kolegët në Qeveri, sepse reformat në shëndetësi dhe gjithçka që planifikojmë të bëjmë janë një nga prioritetet tona më të larta dhe jo pak gjëra kanë ndodhur edhe në këto – do të thoja – më pak se një vit prej kur jemi zgjedhur si Qeveri. Prandaj edhe njëherë urime dhe uroj që sa më pak njerëz të kenë nevojë për këto institucione, por ata që kanë nevojë, t’i marrin shërbimet në mënyrë evropiane dhe në kohë”, tha Mickoski.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

VLEN pranë fëmijëve, për një të ardhme më të mirë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë