Rina Rexhepi është kthyer pas një kohe të gjatë në Kombëtaren e Kosovës.
Ajo ka kaluar formë shumë të mirë në muajt e fundit në Ligën B të Danimarkës. Shquhet për numrin e madh të golave që i shënon për skuadrën AGF Handbold.
Aktualisht është në mesin e dhjetë golashënueseve më të mira në ligën ku luan. Në pesë ndeshje, Rina i ka shënuar plot 35 gola. Pra ka mesatare shumë të mirë të golave për ndeshje.
Rina do të jetë armë shtesë në ndeshjet e Kosovës ndaj Ishujve Faroe.
Ndeshjet me Ishujt Faroe i takojnë fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023. Ndeshja e parë është të enjten në Istog, ndërsa e dyta të shtunën, po ashtu në Istog.