rina balaj ve ne pah fizikun joshes permes imazheve te reja 65077a743d6df

Rina Balaj vë në pah fizikun joshës përmes imazheve të reja

September 17, 2023
1 minut lexim

Rina Balaj është një prej personazheve më të komentuara të estradës shqiptare.

Këngëtarja e njohur krahas një karriere në muzikë është e njohur edhe për stilin unik dhe fizikun joshës.

E përkushtuar ndaj linjave trupore, Rina falë palestrës ka arritur që të jetë në formë të mrekullueshme.

Format e saj joshëse u vunë në pah edhe në disa imazhe të reja që ndau me fansat në llogarinë e saj në Instagram.

Autorja e “Bad Rossita” pozoi e veshur me një trupore me ngjyrë të zezë dhe të shkurtër, të cilën e kombinoi me atlete të bardha dhe çantë të vogël dore.

Për një dukje me më shumë stil, Rina mbante aksesorë ari dhe syze të zeza dielli.

Ajo dukej më tërheqëse së kurrë më parë, ndërsa të shumta ishin edhe komentet nga ana e admiruesve të saj.

Ndryshe, kujtojmë që Rina pas një pauze të gjatë muajve të fundit është rikthyer me performanca muzikore dhe koncerte.

Ndërkohë, aktualisht po shijon suksesin e këngës “Ça je” që solli në bashkëpunim me artistin e ri The Victor.

MARKETING

RENT A CAR

fier aksident mes kamionit dhe autoambulances vdes pacienti brenda saj 6507785beac98
Story i mëparshëm

Fier: Aksident mes kamionit dhe autoambulancës, vdes pacienti brenda saj

mpj ka nisur procesin per regjim pa viza te maqedonise se veriut me shba 65077ab270419
Story i radhës

MPJ ka nisur procesin për regjim pa viza të Maqedonisë së Veriut me ShBA

Të fundit nga

Sot riga shiu dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga
ShkoLartë