Riley Keough ka njoftuar se do të bëjë turne në vjeshtë për të promovuar kujtimet e nënës së saj të ndjerë Lisa Marie Presley.
Memoari, i cili u shkrua pjesërisht nga Lisa Marie Presley, vajza e “Mbretit të Rock and Roll-it” dhe më vonë u përfundua nga vajza e saj Riley Keough , do të publikohet më 8 tetor.
Në librin “From Here To The Great Unknown”, aktorja amerikane, Riley Keough tregon historinë e nënës së saj përmes fjalëve të vetë Lisa Marie Presley nga regjistrimet. Mendimet e Kiou për marrëdhënien me nënën e saj janë përfshirë në kujtime.
Në turneun e librit ‘From Here To The Great Unknown’, Riley Keough do t’i bashkohen në çdo ndalesë të ftuar specialë, të cilët aktualisht janë të paidentifikuar.
Turneu do të zhvillohet në tetor në Nju Jork, Graceland (rezidenca e Elvis Presley-t në Memphis), St. Louis, Nashville, Londër dhe Los Anxhelos.
Kujtojme qe Lisa Marie Presley vdiq nga arresti kardiak në janar 2023 në moshën 54-vjeçare.
Burimi: botasot.info