Rikthimi i Parashqevi Simakut, qytetarët: S’duhet të publikoheshin pamjet e saj

December 17, 2024
min lexim

Parashqevi Simaku ka qenë kryefjala e lajmeve ditët e fundit.  Simaku u rikthye në qendër të vëmendjes pas një video të një televizioni amerikan, në të cilën një grua e pastrehë shfaqet duke marrë ndihma.

Shumë shqiptarë u ofruan për ta ndihmuar duke u solidarizuar për të rikthyer edhe një herë, mbase në vendin e saj këngëtaren e dashur për publikun.

Por çfarë mendon publiku i saj, për mënyrën sesi ajo u bë edhe njëherë e njohur dhe trajtimin qe mori historia e saj?

“Më vjen keq nëse është katandisur në atë moment që është dhënë. Për ata njerëz që kanë dhënë kombit duhet të ketë respekt. Nuk jam ndjerë mirë që e kanë nxjerrë ashtu.  Të ndihmohej sat ë ishte e mundur, por jo të jepej në ashtu sepse nuk e meriton një gjë te tillë”,-u shpreh një qytetar.

“Ajo ishte zgjedhja e saj qe e ka bërë. Nuk me vjen mirë sepse e kam pëlqyer dhe më bëhet qejfi që një biznesmen e ka strehuar. Jo të ishte bërë kaq bujë, të ishte bërë më privatisht, se tani njeriu kur kalon diçka në jetë ajo ashtu e ka përjetuar. Mu bë qejfi u stabilizua dhe thanë që ajo do këndojë”,-tha një qytetare tjetër.

“E ekzagjeruar, është bërë më shumë se ç’duhet mediatike, por dhe personale. Sepse ka shumë artistë të tjerë, që kanë qenë ne nivelin e saj dhe nuk janë vlerësuar kaq shumë dhe kanë ikur në botën tjetër pa asnjë lloj ndihme dhe madje në fshehtësinë me të madhe”,-tha një tjetër.

Megjithatë nuk mungojnë dhe komentet për rikthimin e saj në skenë. Ata që e kanë ndjekur që prej viteve ’80, kërkojnë që këngëtarja shqiptare, të rikthehet në Shqipëri.

“Nuk mendoj se është për famë, njeriu ka mbetur në qenien e tij njeri, vetë natyra ndjen dhembshuri. Zoti i drejtoi ata fëmijë tek ajo, se askush se dinte në Amerikë se kush ishte. Të bëj një koncert të madh ashtu siç dhe ajo ishte e madhe”,-tha qytetari.

“E kam përjetuar dhe më erdhi shumë keq. Jemi rritur me këngët e saj. Edhe kur bëhet publike më mirë se sensibilizohen”.

Një sërë artistësh shqiptarë, kryesisht të kohës së komunizmit që jetuan dhe punuan, nuk kanë marrë vlerësimet e merituara.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U zgjodh emisar special, Shkëlzen Gashi befason me fjalët për Grenell-in!

Story i radhës

Tre të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Wisconsin

Të fundit nga

ShkoLartë