Sapo është publikuar projekti më i ri muzikor nga këngëtarja dhe modelja Violeta Gashi. Kënga është një baladë që e rikthen këngëtaren në formën më të mirë të saj. Klipi është shumë i përshtatshëm, ndërsa teksti mjaft interesant, mban titullin “Të du hala”.
Teksti dhe muzika janë punuar nga Rinor Ukimeri, ndërsa videoklipi është realizuar në Prishtinë.
Në linkun më poshtë mund ta klikoni dhe ta dëgjoni këtë projekt të bukur.
Shpresojmë se tashmë Violeta do të sjellë më shpesh projekte muzikore cilësore dhe do të jetë më shumë e angazhuar.
Burimi: botasot.info