Zyrtarisht jemi në vjeshtë, por java e dytë e shtatorit do rikthejë motin me diell.
Sinoptikanët parashikojnë që ditët e nxehta të vijnë sërish, duke bërë që termometri të kapërcejë mbi 34 gradë.
Në disa zona do të ketë dhe reshje të shkurtra shiu.
Megjithatë, parashikimet flasin për një shtator të ngrohtë, ku temperaturat do të jenë 5 deri në 6 gradë më të larta se mesatarja shumëvjeçare e muajit të pare të vjeshtës.