Rikthehet uji i pijes pa reduktime në Rrafshin e Dukagjinit

1 minut lexim

KRU “Hidrodrini” ka njoftuar konsumatorët e saj se nga sot, ndërpriten reduktimet e furnizimit me ujë të pijes në komunat Pejë, Deçan, Klinë, Istog dhe Junik.

Ky njoftim është bërë përmes rrjetit social Facebook, ku është sqaruar se këto komuna do të furnizohen pa ndërprerje.

Sipas KRU “Hidrodrini”, arsyeja kryesore e ndërprerjes së reduktimeve është rënia e ndjeshme e konsumit të ujit nga ana e konsumatorëve dhe fillimi i reshjeve atmosferike, gjë që ka ndikuar në rritjen e presionit të rrjetit të ujësjellësit.

“Arsyeja kryesore e ndërprerjes së redukimeve, është se ka rënë dukshëm konsumi i ujit të pijes nga ana e konsumatorëve dhe kanë filluar reshjet atmosferike. Si rrjedhojë e kësaj, janë ngritur shtyllat e presionit në rrjetin e ujësjellësit për zonën në fjalë”, kanë shkruar KRU “Hidrodrini”.

Ndërkohë, kompania ka bërë të ditur se betejat për të identifikuar dhe ndëshkuar keqpërdoruesit e ujit të pijes do të vazhdojnë, me qëllim ruajtjen e resurseve të vlefshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nënë e bir u dogjën brenda banesës, fqinjët rrëfejnë tmerrin: 57-vjeçarin e gjetëm të shkrumbuar

Story i radhës

Stuhia e fortë gjeomagnetike godet tokën

Të fundit nga