Rikthehet te Shkëndija e Tetovës

May 22, 2022
1 minut lexim

Mbrojtësi kosovar, Leard Sadriu, nja nga titullarët fiks të këtij sezoni te skuadra e Skënderbeut, ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se sfida ndaj Kukësit kishte qenë e fundit për të me fanellën e korçarëve, që nga edicioni i ardhshëm do të luajnë në Ligën e Parë shqiptare.

“Ishte kënaqësi që isha pjesë e kësaj skuadre.

Faleminderit Korça”, shkruante Sadriu në rrjetet sociale duke bërë kështu praktikisht zyrtar largimin e tij.

21-vjeçari Sadriu tashmë 18 muaj po luante te Skënderbeu në formë huazimi nga radhët e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa tashmë i njëjti do të kthehet përsëri në bazë për të vazhduar karrierën e tij me tetovarët, edhe pse nuk përjashtohet edhe një huazim tjetër i tij, këtë rradhë te Ferizaji i Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Shaqiri: Shembujt e mirë nga vendet e tjera të jenë drejtimi ynë në përmirësimin e cilësisë së arsimit

Story i radhës

Çfarë është çrregullimi i orgazmës femërore

Të fundit nga

E verdha i paska shumë hije Adrola Dushit

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi është gjithmonë pranë ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Edhe sonte me ndjekësit e saj në Instagram ka ndarë disa fotografi. Ajo shihet e veshur me
sqmken
ShkoLartë