rikthehet tarifa per turistet ne venecia kush rezervon ne minuten e fundit taksohet dyfish 68017c793c6be

Rikthehet tarifa për turistët në Venecia/ Kush rezervon në minutën e fundit, ‘taksohet’ dyfish

April 18, 2025
1 minut lexim

Tarifa e hyrjes në Venecia do të rifillojë nga e premtja, me risinë kryesore këtë vit që turistët e minutës së fundit do të paguajnë dyfish.

Vitin e kaluar, për të ulur numrin e turistëve që vinin vetëm për një ditë, Venecia vendosi një pagesë për hyrjen në qytet gjatë periudhave kur ka shumë vizitorë. Ky ishte një eksperiment për të menaxhuar më mirë turizmin dhe për të mbrojtur qytetin.

Venecia u bë qyteti i parë turistik i madh në botë që ‘taksoi’ njerëzit për të hyrë.

Megjithëse nisma pati pak ndikim në numrin e vizitorëve, ajo grumbulloi 2.4 milionë euro për arkat e qytetit, shumë më tepër se sa pritej, dhe autoritetet e Venecias ende besojnë se përfundimisht do të kontribuojë në ndihmën e qytetit të trashëgimisë botërore të UNESCO-s për të trajtuar mbiturizmin.

Taksa e këtij viti, e cila mund të rezervohet në internet , mbetet 5 €, por do të dyfishohet nëse blihet brenda tre ditëve para mbërritjes në qytet. Masa zbatohet nga ora 8:30 deri në orën 16:00 sipas kohës lokale. Kushdo që rezervon një natë në Venecia është i përjashtuar nga pagesa e tarifës. Por edhe nëse një vizitor ka rezervuar një dhomë hoteli, ata janë ende të detyruar të regjistrojnë praninë e tyre në faqen e internetit .

Më shumë se 35,000 udhëtarë ditorë kanë rezervuar tashmë një biletë, sipas uebsajtit lokal të lajmeve Venezia Today.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

rashford enderron barcen por e ardhmja eshte e pasigurt 680178b47a00f
Story i mëparshëm

Rashford ëndërron Barçën, por e ardhmja është e pasigurt

anne hathaway vjen me elegante se kurre paraqitja e saj merr vemendje 68017e1a752f4
Story i radhës

Anne Hathaway vjen më elegante se kurrë, paraqitja e saj merr vëmendje

Të fundit nga

Fiat rikthen një tjetër legjendë!

Pasi u prezantua Fiat Grande Panda, dhe së shpejti edhe SUV Pandissima, u konfirmua një model tjetër të ri nga marka italiane. Fiat Campagnola X mund të shënojë rikthimin e SUV-it legjendar

Lot dhe atmosferë elektrizuese

Lot dhe atmosferë elektrizuese, si e festuan zikaltrit e Interit (4:3 pas vazhdimeve) kualifikimin në finalen e Champions-it! Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Zikaltrit kanë elIminuar Barcelonën me
ShkoLartë