Rikthehet online Battle.net pas një sulmi DDoS

Activision Blizzard tha në rrjetin social Twitter se shërbimi Battle.net u përball me një sulm Distributed Denial of Service (DDoS). Një orë më vonë raportoi se sulmet që po monitoronte ishin ndërprerë.

Cicërima e parë e publikuar nga llogaria e Blizzard CS tha se sulmi mund të shkaktonte vonesa transmetimi dhe shkëputje për disa lojtarët.

DownDetector raportoi se lojtarët kishin probleme me lojërat si Overwatch, World of Warcraft, Call of Duty dhe Diablo III.

Në Nëntor një situatë e ngjashme me një sulm DDoS ndaj Battle.net shkëputi lojtarët ose vonesat ishin aq të larta saqë ishte e pamundur të luhej loja. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Të paktën 10 të plagosur pas shpërthimit në një fabrikë në Slloveni

Story i radhës

​Figurat sportive e kujtojnë me lot në sy kontributin e Xhevdet Pecit në sport

Të fundit nga